Harduer

Biznesi i telefonëve Sony po shuhet

Aug 1 2018
0 Shpërndarje
Në 2017-ën Sony shiti 13.5 milion telefonë dhe në Prill u parashikua që për 2018-ën kjo shifër të ishte 10 milion. Tashmë është ndryshuar dhe parashikohet 9 milion. Biznesi i telefonëve Sony po shuhet

Biznesi i brishtë i telefonëve Sony në raportin e fundit financiar tregoi se është përgjysmuar.

Në raportin financiar që mbyllet me 31 Korrikun, Sony shiti vetëm 2 milion telefonë, 1.4 milion më pak se një vit më parë.

Vetëm dy milion telefonë, të cilat Apple i shet mbase i shet pak më shumë se një ditë.

Në 2017-ën Sony shiti 13.5 milion telefonëve dhe në Prill u parashikua që për 2018-ën kjo shifër të ishte 10 milion. Tashmë është ndryshuar dhe parashikohet 9 milion.

Gjatë gjithë 2018-ës kompania do të gjenerojnë jo më shumë se 5.49 miliardë dollarë të ardhura.

Sony tashmë i ka hyrë një gare me HTC se cili do të jetë prodhuesi i fundit i telefonëve Android.

Raporti tregon gjithashtu se biznesi kryesor i kompanisë tashmë janë konsolat PlayStation. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>