Lajmet

BizTech Prishtina – 9 shkurt 2012

Feb 4 2012
0 Shpërndarje
BizTech Prishtina – 9 shkurt 2012

Nga njoftimet që mund të gjinden në faqen www.biztechprishtina.com, mund të shihet se konferenca do të veçohet me një fokusim në Cloud Computing, ku edhe pritet të marrin pjesë emra të njohur të industries si HP, Trend Micro, Microsoft, EkoNET, Mellon, Verso, IPKO, etj.

Në programin e ditës së parë që fillon me 9 shkurt pritet të ketë një ditë të ngjeshur me fjalime prej emra të ndryshëm të industries së teknologjisë dhe komunikimit, duke filluar prej udhëheqësit të Departamentit të Shkencës dhe Teknologjisë pranë Ministrisë së Edukimit Murteza Osdautaj, e deri tek David Spiteri Gingell, drejtor menaxhues pranë DSG Consulting LTD.

Në programin e ditës së dytë që fillon me 10 shkurt, pritet të ketë nga një orë prezantim prej kompanive të ndryshme si HP, Verso, IPKO, etj.

Konferenca Cloud Computing pritet që shpalos detaje mbi kalimin prej teorisë në praktikë për implementimin e Cloud Computing, duke mundësuar maksimalizim të performances, reduktim të kostove dhe përmirësim të rezultateve të përgjithshme të punës dhe biznesit./digjitale

Lajmet e fundit>