Lajmet

Black Menu: Të gjitha shërbimet e Google në një klikim

Apr 22 2013
0 Shpërndarje
Black Menu: Të gjitha shërbimet e Google në një klikim

Nëse jeni përdorues i shpeshtë i shërbimeve të Google, ndoshta mund të jeni familjarizuar me një toolbar të zi që shfaqet në krye të disa prej këtyre shërbimeve.

Ai ofron akses të shpejtë në Search, Gmail, Calendar etj.

Por si i bëhet në rastet kur nuk jeni duke parë një faqe të Google? Toolbar-i nuk është më. Black Menu for Chrome është një shtesë për Chrome e cila sjell të gjitha shërbimet e Google në një klikim.

Pasi instalohet, ajo shton një buton në shfletues i cili, kur klikohet, shfaq një menu vertikale për Search, Google+, Translate, Maps, Gmail, Calendar etj.

Për më tepër, kur vendosni mouse-n sipër tyre, ju shfaqet një dritare interaktive për t’i përdorur.

Për shembull, nëse vendosni mouse-n sipër Search, do të shfaqet një fushë e Google Search ku mund të shkruani kërkimin tuaj. Nëse vendosni mouse-n sipër Gmail-it, do të shihni inbox-in, ku mund të ktheni përgjigje apo të lexoni mesazhet.

Kalendari shfaqet në pamjen në formë muajsh, së bashku me eventet apo detyrat e regjistruara në të.

Nëse dritarja interaktive ju duket e vogël, mund të klikoni në çdo element në menu për ta hapur në një tab të ri.

Në fund të Black Menu gjendet butoni More, i cili shfaq një listë të plotë të të gjitha shërbimeve të Google, nga AdSense tek YouTube. (PCWorld Albanian)

google chrome

Lajmet e fundit>