Lajmet

Blackberry 10.3.1 po sjell Blackberry Meetings dhe Blend në të gjithë modelet e telefonëve Blackberry 10

Feb 20 2015
0 Shpërndarje
Blackberry 10.3.1 po sjell Blackberry Meetings dhe Blend në të gjithë modelet e telefonëve Blackberry 10

BlackBerry-10-Loading-ScreenPërgatituni të suprizoheni nga versioni më i fundit i Blackberry 10, ai 10.3.1. Kështu të paktën thotë Blackberry në blogun e tij zyrtar. Përditësimi i radhës mendohet të sjellë një sërë përmirësimesh të dukshme në paisjet Blackberry 10.

Blackberry 10.3.1 do të jetë i disponueshëm në modelet: Q5, Q10, Z10, Z30, Z3, Porsche Design P9983 dhe Blackberry Passport. Konsumatorët do të njoftohen përmes Blackberry Hub sapo përditësimi të jetë i disponueshëm.

Në versionin 10.3.1 kanë mbërritur një sërë veçorish mjaft interesante si disponueshmëria e dy dyqaneve të aplikacioneve: Blackberry World dhe Amazon AppStore. Që të dy dyqanet e aplikacioneve janë aty për të pasuruar më tej ekosistemin e Blackberry me aplikacione cilësore dhe më të fundit.

Blackberry Blend, softueri i cili sigurohet për transmetimin e të gjitha mesazheve tuaja në disa paisje, tani me këtë përditësim është pjesë e të gjithë modeleve Blackberry 10. Blackberry Blend funksionon në disa platforma si Mac, Windows, iOS dhe Android.

Blackberry Hub është përditësuar gjithashtu. Falë një veçorie të implementuar përdoruesit tani mund të organizojnë çdo e-mail ose mesazh pa qenë nevoja të aksesohet vetë mesazhi.

Shkurtesat e tastierës janë kthyer në modelet Q5, Q10 dhe Porche Design P9983. Gjithashtu modaliteti për kursimin e baterisë është i përshtatshëm, duke ju dhënë 15 % më shumë jetëgjatësie baterie.

Në aplikacionin e kalendarit është shtuar një opsion i ri i quajtur Meeting Mode(Modaliteti i Takimeve) ku funksionaliteti bazë i tij është kalimi në modalitetin e heshtur të smartfonit. Në aplikacionin e kamerës janë shtuar funksionalitete të reja.

Si dhe më në fund, Blackberry Meeting është pjesë e version 10.3.1 të sistemit operativ. Një shërbim ky mjaft i mirëpritur.

Të gjitha këto ndryshime do të jenë më të qarta në momentin që përditësimi të jetë i disponueshëm në telefonët tanë. Kompania Blackberry vazhdimisht ka punuar në promovimin e produktivitetit që ofrojnë smartfonët e saj. As ky përditësim nuk është një përjashtim. Ndryshime madhore janë Blackberry Blend, Blackberry Hub, Blackberry Meeting dhe shkurtesat e tastierës. Tani po jua lëmë juve në dorë të gjykoni më tej pasi të keni instaluar këtë përditësim. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>