Harduer

BlackBerry 10 do të hidhet në treg më 30 janar

Nov 13 2012
0 Shpërndarje
BlackBerry 10 do të hidhet në treg më 30 janar

BlackBerry 10 do të hidhet në treg më 30 janar 2013 së bashku me dy smartfonët e parë të RIM, që bazohen në sistemin e ri operativ mobil.

Sipas kompanisë RIM, hedhja në treg do të bëhet njëkohësisht në disa vende të botës.

Sistemi operativ megjithatë pritej të hidhej në treg në fund të këtij viti. Sistemi i ri operativ dhe produktet e lidhura me të do të jenë shumë të rëndësishme për të ardhmen e kësaj kompanie që po përballet me vështirësi.

RIM ka pësuar një rënie të përqindjes që kishte në treg

Përqindja e tregut që kjo kompani zotëron ka rënë shumë kohët e fundit. Vjet kjo kompani zinte vendin e tretë në botë për shitjet e smartfonëve, me 4.3% të tregut në tremujorin e tretë, një rënie prej 9.6% krahasuar me një vit më parë.

Por duke e nisur rinovimin nga sistemi operativ dhe me një ndërfaqe me prekje, kompania mendon se mund të bëhet edhe një herë konkurruese me iPhone të Apple dhe smartfonët me Android të kryesuar nga Samsung Electronics.

Disa veçori kryesore të BlackBerry 10 janë bërë publike tashmë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>