Harduer

BlackBerry 10 me L-Series dhe N-Series

Jun 26 2012
0 Shpërndarje
BlackBerry 10 me L-Series dhe N-Series

Me afrimin e datës së lansimit të shpresës së re të RIM, pajisjes Blackberry 10, në publik po qarkullojnë shumë thashetheme dhe spekulime. Sot mësojmë se për fillim është planifikuar të lansohen dy modele te BlackBerry, seria L dhe N.

Pajisja e parë nga seria L (më parë e njohur me emrin e koduar London), vjen me një formë klasike me ekran me prekje dhe në fakt ngjanë me modelet prototip që ishin të destinuara për zhvilluesit.

Ekrani OLED i këtij modeli ka rezolucion prej 1280 x 768 pikselë dhe 356 ppi (piksel për inç), që është dendësia më e madhe e pikselëve në botën e smartfonëve. Ky model pritet të dal në shitje në fillim të muajit shtator.

Seria N e BlackBerry, që më parë njihej me emrin e koduar Nevada, do të jetë pajisja e parë BlackBerry 10 me tastierën QWERTY. Seria e parë N thuhet se do të ketë teknologjinë OLED, por lansimet e mëvonshme mund të kenë ekran LCD.

Rezolucioni do të jetë 720 x 720 dhe me densitet prej 300ppi. Seria N pritet të dal në shitje gjatë tremujorit të parë të vitit të ardhshëm. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>