Lajmet

BlackBerry App World arrin në 1 miliard shkarkime

Jul 13 2011
0 Shpërndarje
BlackBerry App World arrin në 1 miliard shkarkime

Kompania Kanadeze mund të jetë e zënë me ndërrim të ekzekutivëve, largim të punëtorëve dhe me përgjigje ndaj letrave anonime që janë sipas dyshimeve janë dërguar prej vet menaxhmentit të kompanisë, por pavarësisht kësaj lajmet e mira nuk po mungojnë.

BlackBerry App World tani është e pranishme para konsumatorëve në më shumë se 100 shtete, dhe sipas kompanisë konsumatorët po shkarkojnë mesatarisht 3 milion aplikacione në ditë.

Ky lajm është i mirë dhe në përputhje me planet e theksuara prej BlackBerry për të paraqitur në treg shtatë modele të reja. 

Sa për kuriozitet Apple gjatë javës ës kaluar ka theksuar se më shumë se 15 milaird aplikacione janë shkarkuar për pajisje iOS gjatë muajit maj, ndërsa Google ka thënë se Android ka përjetuar 4.5 miliard shkarkime të aplikacioneve. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>