Biznes

Blackberry Classic do të kushtojë 450 $, dërgesat fillojnë nga muaji i ardhshëm

Nov 14 2014
0 Shpërndarje
Blackberry Classic do të kushtojë 450 $, dërgesat fillojnë nga muaji i ardhshëm

blackberry-q20-classic-700x560Pasardhësi i shumëpritur i Blackberry Bold do të jetë në duart e përdoruesve përpara fundit të këtij viti. Gjatë një eventi me përqendrim kryesisht në produktet enterprise në San Françisko, Blackbery prezantoi modelin Blackberry Classic i cili është i disponueshëm për tu porositur që nga dita e sotme.

Telefoni i pajisur me një tastierë QWERTY do të kushtojë 440 dollarë pa kontratë dhe do të jetë i disponueshëm nga mesi i muajit dhjetor.

Telefoni Blackberry Classic përmban versionin 10 të sistemit operativ Blackberry, ku kohët e fundit është lançuar edhe tek Blackberry Passport. Specifikat nuk shkëlqejnë edhe aq tek Blackberry Classic, por do të ketë një ekran 3.5 inç me rezolucion 720 x 720, një kamerë 8 megapixel, dhe 16 GB hapësirë për ruajtjen e të dhënave. Telefoni fuqizohet nga një çip Qualcomm Snapdragon S4 Plus.

Blackberry Classic do të përmbajë shërbimet e kompanisë si Blend i cili bën të mundur ndërlidhjen e desktopit tuaj me telefonin. Kjo veçori rezultoi mjaft e dobishme tek Passport dhe thjeshtësia me të cilën dërgoheshin mesazhet për në desktop ishte surprizuese. Sipas postimit në blog të Blackberry-t, sasia fillestare e telefonëve do të jetë e limituar që do të thotë se Blackberry po prodhon vetëm një numër të caktuar të cilën ajo mendon se mund ta shesë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>