Harduer

Blackberry Classic shfaqet në disa imazhe live, pritet të debutojë nga muaji nëntor

Sep 8 2014
0 Shpërndarje
Blackberry Classic shfaqet në disa imazhe live, pritet të debutojë nga muaji nëntor

gsmarena_001 (1)Teksa pritet lançimi i tij, Blackberry Classic shfaqet në disa imazhe live. Në muajin qershor, CEO i Blackberry-t zbuloi smartfonin me harduer QWERTY. Imazhet e publikuara tregojnë telefonin së bashku me disa nga “kushërinjtë” e tij të vjetër. Në njërën prej tyre shfaqet krahas Blackberry Q10 dhe Blakcberry Bold 9900.

Blackberry Classic, ashtu siç emërtimi i tij tregon, do të synojë ata përdorues që nuk duan të ndryshojnë sjelljet e tyre ndaj smartfonëve. Pajisja do të karakterizohet nga një “trackpad”, butona të menusë dhe kthimit pas, si dhe butona të dedikuar për të hapur dhe mbyllur telefonata.

Specifikat e përfolura të Blackberry Classic përfshijnë një çip Qualcomm Snapdragon S4, 2 GB RAM dhe një ekran 3.5 inç me raport 1:1. Sistemi operativ mendohet të jetë Blackberry OS 10.3. Blackberry Classic pritet të debutojë nga muaji nëntor me një çmim më të ulët se Blakcberry Passport. Ky i fundit do të lançohet më 24 shtator. (PCWorld Albanian)

gsmarena_002gsmarena_003

Lajmet e fundit>