Lajmet

BlackBerry.com flet në Shqip

Nov 27 2012
0 Shpërndarje
BlackBerry.com flet në Shqip

Shumëkush mund të jetë habitur nëse me 26 nëntor 2012, pas orës 23:00 ka vizituar adresën www.blackberry.com dhe për një moment ka lexuar “Ftoni miqtë të zbulojnë aplikimet tuaja të preferuara me BBM 6”! Ndoshta kush mund ta ketë lexuar, nuk mund t’iu ketë besuar syve! Por ja që është e vërtetë: BlackBerry.com flet në Shqip. Një moment, që ata që e kanë lexuar mund të jenë befasuar. Mendohet se kjo ishte një “dhuratë” për Festën e 100 vjetorit të shtetit shqiptar.

Në vazhdim, kur “lundrohet” nga linku në link, shikohet se gjuha në Shqip ishte vetëm ajo në Front, dhe në momentin që klikohet në një model, për blerje online, merren udhëzimet për tu drejtuar në operatorin lokal mobil, varësisht nga modeli që zgjidhet.

Blackberry ka si politikë të shitjes shpërndarjen dhe mosmonopolizimin e produktit, ndaj dhe ka të ndara disa modele për një operatorë apo edhe disa modele për disa operatorë mobilë. Pra, jo secili operatorë mobilë ka të njëjtat modele, apo disa modele mund të jenë për disa operatorë.

Shembujt në vijim sqarojnë
mënyrën e mundësisë së blerjes:

 

Torch 9800 – Në Torch 9800 janë listuar 3 operatorë të ndryshëm; AMC, Plus Communication dhe Vodafone

Nëse duam të blejmë modelin Storm 9500, shfaqet mundësia e blerjes vetëm me Vodafone Albania

Por, nëse zgjidhni një model dhe doni ta blini online, linku që klikoni në model, të ridrejton tek operatori mobil, që, për çudi, fatkeqësisht, kanë të paraqitura vetëm specifikat dhe përshkrimet e modeleve dhe specifikave teknike. Pra, fatkeqësisht, JO edhe blerja online. Megjithatë, është një fillim vërtetë i mbarë, një shpresë se Viti 2013 do të na sjell shumë befasi, mundësi dhe dinamikë të një dimensioni të ri shqiptar… (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>