Biznes

Blackberry do t’i bashkohet tregut të pajisjeve inteligjente që vishen

Sep 12 2014
0 Shpërndarje
Blackberry do t’i bashkohet tregut të pajisjeve inteligjente që vishen

BlackberryZ30-14Apple, Motorola dhe Samsung nuk janë të vetmet kompani, të cilat do të konkurrojnë me njëra-tjetrën mbi pajisjet e tyre inteligjente që vishen. Me sa duket shefi ekzekutiv i kompanisë Blackberry, John Chen, ka pohuar se prodhuesi i telefonëve inteligjent do t`i bashkohet tregut aksesorëve inteligjentë.

Në konferencën Super Mobility të mbajtur në Las Vegas, John Chen u tha gazetarëve se kompania e tij ka në plan të krijojë një pajisje inteligjente me veshje.

Sipas tij në ditët në vazhdim Blackberry do të bëjë kërkime mbi platforma të ndryshme pajisjesh me veshje, duke përfshirë këtu orët inteligjente dhe syzet inteligjente.

Me të dëgjuar këtë lajm, njerëz të ndryshëm postuan në Twitter në formë ironizuese se si do të duket ora inteligjente e kompanisë Blackberry.

BxHIGPmIAAAbMVh.jpg smallBxKT-z6IgAAsCJMBxP8_viIQAAmnXy

 

 

 

Megjithëse fjalët e John Chen nuk mund të jenë akoma përfundimtare, hyrja e Blackberry-t në tregun e askesorëve inteligjente do të ishte një hap interesant.

Blackberry dikur ka qenë lider në tregun e telefonëve inteligjentë, por me konkurrencën e Apple dhe Samsung kompania humbi shkëlqimin e saj.

Me CEO-n e ri John Chen kompania Blackberry synon rikthimin e saj si lider në tregjet teknologjike. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>