Lajmet

BlackBerry duke zhvilluar një version të Android quajtur BlackBerry Secure

Aug 25 2017
0 Shpërndarje
Tashmë kompania kërkon të licencojë versionin e saj Android të sigurtë për kompanitë e tjera. BlackBerry duke zhvilluar një version të Android quajtur BlackBerry Secure Photo Source: BlackBerry

BlackBerry gjithnjë i ka dhënë prioritet nevojave të bizneseve veçanërisht kur bëhej fjalë për sigurinë.

Të gjithë telefonët Android të kompanisë vinë me DTEK, një suitë sigurie, dhe BlackBerry ka bërë një punë të mirë me përditësimet mujore të sigurisë në Android.

Tashmë kompania kërkon të licencojë versionin e saj Android të sigurtë për kompanitë e tjera. Sipas një raporti që vjen nga Economic Times, BlackBerry ka filluar punën në versionin Android të quajtur BlackBerry Secure dhe përmban të gjitha funksionalitetet e sigurisë ofruar në Android-in e telefonëve në shitje nga BlackBerry.

Zëvendës presidenti i BlackBerry Alex Thurber tha se “kishin një numër kontratash me disa kompani dhe presin që së shpejti të ofrojnë BlackBerry Secure.”

Gjithashtu një mundësi tjetër implementimi të BlackBerry Secure do të ishte Interneti i Gjërave. Nëse plani i kompanisë vijon me këtë sistem operativ, mund të shohim BlackBerry të shndërrohet në një tjetër Cyanogen. Shpresojmë që do të distancohet nga komentet kundër Google. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>