Lajmet

BlackBerry flet rreth ekranit të smartfonit Passport

Jul 10 2014
0 Shpërndarje
BlackBerry flet rreth ekranit të smartfonit Passport

gsmarena_001 (2)Kompania BlackBerry ka reaguar mbi pyetjet që u ngritën rreth ekranit në formë katrore të telefonit inteligjent Passport. Smartfoni Blackberry Passport njihet për formën e tij katrore dhe ekranin e gjerë dhe peshën e rëndë që e karakterizon. Kompania po mundohet t`i bëjë këtij telefoni një reklamim të gjerë në internet në mënyrë që të tërheqë përdoruesit anembanë botës.

Ky telefon ka një ekran 4.5 inç me gjerësi dy herë më të madhe se ekrani i iPhone 5S. Në një deklaratë të lëshuar nga BlackBerry, ndër të tjera thuhet: “Në bazë të tipologjisë akademike, numri më i lartë i shkronjave në një linjë është 66 karaktere, ndërsa telefonët inteligjentë aktual drejtkëndësh kanë përafërsisht 40 karaktere, përkundrejt smartfonit Passport që ka 60”.

Përdoruesit kanë deklaruar pakënaqësitë që kanë mbi tastierën e telefonit ku mungon butoni “Shift” dhe butoni që përdoret për shkronjat kapitale. Kompania shpjegon se kjo tastierë ndihmon për të shkruar më shpejt dhe është më efikase. Një zëdhënës i kompanisë BlackBerry deklaroi se telefoni do të dalë në shitje në vjeshtë dhe akoma nuk dihet çmimi i tij përfundimtar. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>