Harduer

Blackberry i sjell tregut një smartfon me çmim 2000 $

Sep 24 2014
0 Shpërndarje
Blackberry i sjell tregut një smartfon me çmim 2000 $

pdledeBlacberry-t i ka rënë reputacioni në shumicën e blerësve të smartfoneve, po gjithsesi kompania ka vendosur të krijojë një marrëdhënie të mirë, le të themi super të pasurit. Për këtë arsye, nuk është asnjë surprizë të shohim dizajnin Porche Design P’9983, i cili u lançua në Harrods në Londër (një qendër tregtare ku mund të gjenden ngjitur sendet e marinës me kutitë e arit të Xbox One). Telefoni është bashkimi më i fundit i dizajnit gjerman, me harduerin e vetë Blackberry-t në shasinë e tij dhe ne do të zbulojmë ndjesinë e të mbajturit të këtij telefoni në duart tuaja.

Para se të fillojmë duhet të tregojmë pak histori. Ky version , pra P’9983 është pajisja e tretë që ka ardhur nga bashkëpunimi i kompanisë Blackberry dhe dizajnerit Porche. E para ishte P’9981 e cila fitoi një popullaritet shumë të madh duke shitur 170000 njësi dhe duke u shpallur si pajisja më e shitur e Harrods. Më pas erdhën P’9982 ose Blackberry Z10, për të cilat statistika jozyrtare thonë që janë shitur diku tek 30000 pajisje të tilla.

Për sa i përket pajisjes P’9983 ajo mund të konsiderohet si një pajisje pa shumë ndryshime me Q10 e mëparshme. Pra do të kemi sërish një pajisje dualcore 1.5GHz, 2GB Ram, ekran 3.1 inç 720×720 dhe një bateri 2100 mAh të cilin e pamë edhe ne prill të vitit të kaluar. I vetmi ndryshim këtë here është fakti që memoria e harduerit është 64 GB në vend të 16 GB që ishte dikur, si dhe vendi i kartës microSD tani do të pranojë karta 128GB.

Diçka të cilën Q10 kishte vërtet të mirë ishte tastiera. Në këtë version të dizajnit Porche, tastiera është e hartuar posaçërisht si butona që duken si xham dhe janë të bërë nga plastika dhe një efekt 3D për shkronjat. Shkëlqimi i lartë i tastierës dhe butonat e mëdhenj na mundësojnë lehtësi të madhe të të shkruarit. Cilësia e ndërtimit të një dizajni Porche është padyshim diçka për të cilën mund të jeni të sigurt. Versioni P’9883 pason Blacberryn 10.3, por kompania nuk ka dëshiruar të japë shumë detaje në lidhje me sistemin operativ. Gjithsesi diçka që mund të vihet re është përfshirja e një “rrethi blu” i cili nxjerr në pah funksionet më të përdorura të ndonjë menuje të caktuar. Ajo që do të qëndrojë e pandryshuar në këtë pajisje është aftësiapër të instaluar Android APKs nëse nuk jeni të kënaqur me përzgjedhjet në Blackberry World dhe në Amazon AppStore. Megjithatë, telefoni paraardhës po përmirësohet duke u fokusuar tek aplikacionet me produktivitet të lartë më shumë se thjesht duke u fokusuar në përpjekjet për të konkurruar Google Play.

Kamera e këtij version është 8-megapixel me lente prej safari në pjesën e pasme. Në pamje të parë, do të thuhej se ka shumë pak ndryshime me versionin e Blackberryt Q10 sikurse ndriçimi i lartë bën që fotot të dalin me rezolucion të lartë edhe pse mungon pak mprehtësia e tyre, kurse në errësirë është më mire të përdorësh një pajisje tjetër. Ashtu sikurse Z10 para tij, sapo hapni kutinë e telefonit, do të gjeni një certifikatë identifikimi në madhësinë e një karte krediti, dhe kodin tuaj ekskluziv BBM. 2AA që ndodhet pranë pinit do t’ju shfaqë ju mbi userat e tjerë të zakonshëm dhe një ikonë speciale do ti tregojë botës se ti ke shpenzuar një shumë të konsiderueshme parash për telefonin tënd. Pajisja gjithashtu vjen me një paketim të sofistikuar, me një kuti stofi, dhe përfshin kufjet, karikuesit për vende të ndryshme, kabllin e USB-së dhe një copëtë përshtatshme për ta pastruar. Nga ana tjetër është e mundur të ndryshoni kapakun e pasëm për të ndryshuar ngjyrën e tij sipas preferencave.

Blackberry synon që ky version i ri të targetohet si profesional dhe kjo gjë ka sjellë që ky telefon të kushtojë £1400/ $2000. Për disa nga ne ky është një çmim shumë i lartë duke marrë parasysh faktin që një Blackberry Q10 mund ta marrësh falas me kontratë telefonike. Por nëse të ardhurat e tua janë të larta mjaftueshëm atëherëzotërimi i një telefoni të tillë është një mënyrë e mirë për të treguar që je i pasur pa qenë e nevojshme të tregosh llogarinë tënde bankare. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>