Biznes

Blackberry ka shitur 200,000 smartfonë Passport që nga dita e mërkure

Sep 27 2014
0 Shpërndarje
Blackberry ka shitur 200,000 smartfonë Passport që nga dita e mërkure

blackberrypassport1-100453134-largeBlackberry po bën një “vallëzim” fitoreje rreth lançimit të smartfonit të Blackberry Passport duke marrë 200,000 porosi që nga dita e mërkure. CEO John Chen zbuloi këto të dhëna. Tashmë telefoni po shitet në uebsitin e Blackberry dhe të Amazon, duke e bërë atë ndër më të shiturit.

Pse ka rëndësi? 200,000 porosi nuk është asgjë krahasuar me disa pajisje të tjera të niveleve të larta në treg të tilla si iPhone 6 e cila pati 10 milion porosi vetëm në javën e parë. Por Blackberry po punon në një shkallë më të vogël dhe po fokusohet në tregun “enterprise” dhe jo të individëve. Rritje në shitje të Blackberry tregojnë sesi kompania po përmbush ambiciet e saj të mëparshme si një prodhues hardueri.

Telefoni Blackberry është ndryshe nga telefonët e tjerë me një ekran në formë katrore dhe një tastiere fizikë poshtë tij. Përsa i përket veçorive, Blackberry ka qëndruar i fokusuar në gjërat e biznesit të tilla si, cilësia superiore e audios, jetëgjatësia e baterisë dhe siguria. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>