Lajmet

BlackBerry Key2 Lite do të jetë versioni buxhetor i Key2

Jul 19 2018
0 Shpërndarje
Nga fotoja vërejmë të njëjtin material së bashku me të njëjtin konfigurim me dy karta. BlackBerry Key2 Lite do të jetë versioni buxhetor i Key2

Sipas një raporti të ri publikuar ditën e sotme, BlackBerry Key2 do të “shtohet” me një vëlla të vogël.

Evan Blass publikoi një foto të një telefoni duke ju referuar si BlackBerry Key2 Lite së bashku me detajet e tij.

Key2 Lite do të jetë një telefon i rangut të mesëm edhe pse në pamje është identik me versionin origjinal BlackBerry Key 2 e thuajse të njëjtën madhësi.

Nga fotoja vërejmë të njëjtin material së bashku me të njëjtin konfigurim me dy karta.

Blass thotë se telefoni do të zyrtarizohet në fund të muajit Gusht ose në fillim të Shtatorit.

Origjinali Key2 fuqizohet nga Snapdragon 660 me 6GB RAM. Versioni lite mund të ketë procesor më pak të fuqishëm dhe më pak RAM.

Gjithashtu Key2 është i kushtueshëm plot 649 dollarë për një model me 64GB memorie. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>