Harduer

BlackBerry KEYone Black Edition ofron më shumë sesa një ngjyrë të re

Oct 23 2017
0 Shpërndarje
Në të vërtetë edicioni në ngjyrë të zezë dyfishon sasinë e memorie nga 32GB në 64GB si dhe rrit sasinë e memories RAM nga 3GB në 4GB. BlackBerry KEYone Black Edition ofron më shumë sesa një ngjyrë të re

Një prej telefonëve që ka tërhequr më së shumti vëmendjen e konsumatorit, ishte padyshim telefoni me tastierë fizike dhe sistem operativ Android i BlackBerry, KEYone.

Ky telefon erdhi për të mbushur hendekun që ekzistonte mes një telefoni me butona dhe një sistemi operativ modern.

Tashmë KEYone “Black Edition” ka mbërritur dhe sjell më shumë sesa ndërrimin e ngjyrës.

Në të vërtetë edicioni në ngjyrë të zezë dyfishon sasinë e memorie nga 32GB në 64GB si dhe rrit sasinë e memories RAM nga 3GB në 4GB.

Black Edition është më i shpejtë dhe ruan ende sharmin e modelit origjinal. Aktualisht ky është BlackBerry më i mirë që mund të blini nëse flasim për telefonët Android.

Andaj nëse vlerësoni tastierën fizike dhe përfitimet e mëdha të shkurtesave të aplikacioneve me një të shtypur butoni, atëherë KEYone është zgjidhja e duhur pa kompromentuar aspak ekranin.

Tastiera e KEYone sillet si një trackpad ndërsa telefoni ka edhe një buton të dedikuar i cili kryen më shumë funksione sesa butoni Bixby i Note 8-ës.

KEYone Black Edition doli në shitje në Kanada për 799 dollar. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>