Harduer

BlackBerry KeyOne po vjen në ngjyrë plotësisht të zezë

Jul 26 2017
0 Shpërndarje
Mund të mos jetë telefoni më praktik për secilin, por për njerëz të caktuar është një endërr e bërë realitet. BlackBerry KeyOne po vjen në ngjyrë plotësisht të zezë

Pas debutimit në Maj, BlackBerry KeyOne ka sjellur një frymë të re në tregun e telefonëve inteligjentë.

Mund të mos jetë telefoni më praktik për secilin, por për njerëz të caktuar është një endërr e bërë realitet.

Aktualisht ju mund të blini një KeyOne në kombinim ngjyrash të zezë dhe argjendtë por nisur nga disa foto të publikuara së shpejti mund të kemi një ngjyrë të re.

  

Sajti Kinez BerryLink ishte i pari që zbuloi ngjyrën e re të KeyOne dhe siç mund ta shihni nga fotot, kompania ka vendosur të zëvendësojë pjesën në ngjyrë të argjendtë me të zezë.

Megjithatë modeli dy ngjyrësh është më popullori padyshim duke ruajtur edhe një farë identiteti nga modelet e kaluar BlackBerry. Megjithatë ende nuk dihet nëse TCL do të sjellë modelin e paraqitur në foto. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>