Lajmet

Blackberry kopjon Snapchat me një veçori të re të kohëmatësit të përmbajtjeve

Oct 19 2014
0 Shpërndarje
Blackberry kopjon Snapchat me një veçori të re të kohëmatësit të përmbajtjeve

bbm_android_2-786x305Blackberry ka njoftuar se një përditësim i ri po vjen në BBM me disa veçori të përqendruara tek privatësia dhe kontrolli. Kompania kanadeze po ndjek hapat e një numri të konsiderueshëm aplikacionesh të shkëmbimit të mesazheve me një veçori të intervalit kohor jetëshkurtër, një trend që u popullarizua kohët e fundit nga Snapchat.

Më këtë veçori, do të jeni në gjendje të kontrolloni sesa gjatë do të mund të shikohen mesazhet dhe imazhet tuaja në aplikacionin e BBM. Përpara se të dërgoni një tekst ose foto e gjitha që duhet të bëni është të klikoni ikonën e vogël që përfaqëson kohëmatësin dhe përzgjidhni për sa kohë postimi do të jetë i shikueshëm. Marrësi nuk do të mund të shikojnë përmbajtjen gjersa të prekin mbi mesazhin duke mbajtur shtypur. Më pas përmbajtja do të zhduket nëse largoni gishtin nga ekrani.

Kjo veçori aktualisht është në fazën beta me një numër të limituar përdoruesish në Android dhe Blackberry 10, megjithëse thuhet se do të vijë në BBM 2.5 për Android dhe iOS së shpejti. Një veçori tjetër e cila është po ashtu në fazën beta e quajtur “Retraction”(Tërheqje) kryen atë funksion siç sugjeron edhe emërtimi.

Thjesht klikoni mbi një mesazh duke mbajtur shtypur për atë që doni të largoni dhe do të humbet përgjithmonë megjithëse kjo funksionon vetëm për mesazhet e shkruara jo imazhet e dërguara. Po ashtu nuk do të funksionojë në bisedat në grup. Këto veçori do të vijnë së shpejti. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>