Lajmet

BlackBerry lançon aplikacionin Secure Work Space për iOS dhe Android

Jun 26 2013
0 Shpërndarje
BlackBerry lançon aplikacionin Secure Work Space për iOS dhe Android

blackberry secure workBlackBerry ka lançuar Secure Work Space, aplikacionin që u mundëson bizneseve dhe organizatave të menaxhojnë telefonët e punonjësve të tyre me Android dhe iOS përmes BlackBerry Enterprise Service 10.

Aplikacionet dhe të dhënat që menaxhohen përmes Secure Work Space sigurohen me një enkriptim 256-bit AES dhe ndahen nga të dhënat dhe aplikacionet personale të përdoruesit.

Kjo do të thotë se punonjësit do të kenë mundësi të mbyllin e-mailin e tyre BES 10, kalendarin dhe kontaktet nga iPhone-ët apo pajisjet Android. Janë të disponueshme gjithashtu edhe navigimi në ueb, shikimi dhe modifikimi i dokumenteve përmes Documents to Go.

Nga ana tjetër, administratorët e kompanive kanë mundësi të sigurojnë dhe menaxhojnë të dhënat në të gjitha pajisjet e punonjësve, edhe në ato Android apo iOS.

Në këndvështrimin e BlackBerry-t, ky mund të jetë një ndër aplikacionet më të rëndësishëm në protofolin e kompanisë.

Ai i lejon bizneset të përdorin shërbimet e BlackBerry-t edhe nëse punonjësit e tyre nuk përdorin smartfonë BlackBerry. Secure Work Space mund ta shkarkoni në formë prove (trial) duke klikuar në këtë link. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>