Lajmet

Blackberry lançon BBM Protected për organizatat dhe sipërmarrjet

Jun 17 2014
0 Shpërndarje
Blackberry lançon BBM Protected për organizatat dhe sipërmarrjet

bbm1Kompania Blackberry ditën e djeshme filloi të ofronte suitën e parë të produktit të saj eBBM duke dhënë mundësinë e dërgimit të mesazheve të menjëhershme BBM edhe për sipërmarrjet. Kjo ditë shënon debutimin e BBM-së së mbrojtur që do të përdorë enkriptimin FIPS 140-2, i cili mund të përdoret mes organizatave dhe sipërmarrjeve për një komunikim të sigurtë dhe kofidencial.

Kujt i duhet kjo? Veçanërisht, kompanitë ose organizatat që punojnë në mjedise rregullatore si për shembull kontraktuesit e mbrojtjes. Me fjalë të tjera, Blackberry po përpiqet të mbështesë parimin e saj të ri dhe për të joshur konsumatorët qeveritarë të cilët kanë filluar të formojnë themelin e bazës së tyre të klientit dhe edhe sikur ata të largohen për në platforma të tjera si Android dhe iOS.

BBM Protected po lëshohet përpara axhendës sipas kompanisë dhe aktualisht do të funksionojë me platformën Blackberry OS 6.0 ose më shumë, ose Blackberry 10. Softueri do të vijë për pajisjet Blackberry që kanë Blackberry Balance dhe ky aplikacion duhet të vijë edhe në iOS dhe Android. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>