Lajmet

BlackBerry lançon rrjetin social BBM Channels

Nov 27 2013
0 Shpërndarje
BlackBerry lançon rrjetin social BBM Channels

BBM ChannelsMe lançimin e BBM Channels, BlackBerry ka bërë tentativën e parë për t’u bërë pjesë e botës së rrjeteve sociale.

Të gjithë ata persona që disponojnë BlackBerry OS 5 ose versionet pas tij mund të aksesojnë Channels për të komunikuar me kompani, marka apo njerëz të famshëm.

Funksionimi i rrjetit është shumë i thjeshtë: Fillimisht kompania krijon një “Channel” dhe përdoruesit e BBM mund të dërgojnë ndaj saj mesazhe ose mund të postojnë pyetje për të komunikuar. Ndërkohë kompania mund të përdorë këtë shërbim për të publikuar informacione, foto ose imazhe të animuara GIF.

Duke pasur parasysh mënyrën e funksionimit mund të themi se rrjeti është i ngjashëm me Twitter.

Tek të dy shërbimet kompanitë kanë mundësi të krijojnë faqe të veçanta për të komunikuar me fansat ose kritikët, por përveç tyre në BBM Channel mund të krijojnë profile edhe përdoruesit individualë, të cilët mund të “ndiqen” nga të tjerët.

BBM Channel është vënë në dispozicion të përdoruesve që ditën e martë, ndërsa përsa i përket përdoruesve të tjerë të iPhone dhe Android, kompania ka deklaruar se shërbimi do të lançohet në muajt në vazhdim. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>