Harduer

BlackBerry lançon smartfonin Z30

Sep 18 2013
0 Shpërndarje
BlackBerry lançon smartfonin Z30

BBz30BlackBerry ka lançuar Z30, një smartfon 5 inç, i pari që suporton versionin e ri të sistemit operativ të Blackberry, 10.2.

Duke ndjekur gjurmët e Z10, Z30 nuk ka një tastierë fizike, por një ekran me rezolucion 1280×720, 5 inç Super AMOLED që e zë gjithë hapësirën e modelit.

Ky smartfon ka një procesor me dy bërthama 1.7 GHz me një GPU me katër bërthama Adreno 320, 2 GB RAM, një antenë e një gjenerate të re që jep lidhje cilësore në sinjale të dobëta dhe një bateri 2880mAh.

Njësoj e rëndësishme dhe cilësore si hardueri i smartfonit është edhe sistemi i tij operativ i cili sjell funksionin “Priority Hub”, një ambient i vetëm për të menaxhuar të gjitha bisedat dhe njoftimet. Gjithashtu ky smartfon ka edhe shërbimin BBM.

Duke filluar që nga java e ardhshme smartfoni do të bëhet i disponueshëm fillimisht në disa vende të Lindjes së Mesme dhe në Angli.

Ndërsa për vendet e tjera mund të disponohet nga pushimet e dhjetorit. Ndërsa për ata që zotërojnë modele të BlackBerry Z10, Q10 dhe Q5 mund të marrin versionin e ri 10.2 të sistemit operativ nga mesi i tetorit. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>