Biznes

BlackBerry largon nga puna 250 punonjës në Kanada

Jul 26 2013
0 Shpërndarje
BlackBerry largon nga puna 250 punonjës në Kanada

BlackBerry do të reduktojë stafin e vet për shkak të gjashtë mujorit të parë zhgënjyes të vitit 2013. Kompania ka pushuar nga puna 250 punëtor në një fabrikë në Waterloo, Ontario, të cilën gjë ndërmarrja ia ka konfirmuar Bloomberg-ut gjatë të martës.

Punët, sipas zëdhënësit të BlackBerry i cili e konfirmoi lajmin për Bloomberg, ishin ndërprerë në fushat që mbështesin prodhimin, hulumtimin dhe zhvillimin. Këto pushime të BlackBerry janë vetëm risitë më të fundit në një varg të lajmeve të këqija nga ndërmarrja, e cila deri tani është përpjekur por pa sukses për të rimëkëmbur gjendjen e vet në tregun mobil.

BlackBerry 10, që është sistemi operativ që ishte supozuar se do të vendoste ndërmarrjen sërish në garë të denjë me iOS dhe Android, ka dështuar dhe telefoni i vet i ndjeshëm në prekje dështoi që të tërheqë konsumatorë në shkallën e dëshiruar për ndërmarrjen.

Ndërkohë, BlackBerry ka parë se si aksionerët kanë braktisur atë në masë. Që nga fillimi i këtij viti, aksionet e BlackBerry kanë shënuar rënie për 24 për qind, duke arritur kështu në 9.04 dollarë për aksion. Megjithëse janë bërë këto pushime, BlackBerry është ende një ndërmarrje madhore me gati 13,000 punëtorë. (PCWorld Albanian)

blackberry

Lajmet e fundit>