Harduer

BlackBerry lë telefonin e parë Android të kompanisë pa Nougat

Sep 11 2017
0 Shpërndarje
Sot një tjetër telefon do ti bashkohet kësaj liste, BlackBerry Priv. Menaxheri i Përgjithshëm i Mobilitetit pranë BlackBerry zbuloi se Priv nuk do të kaloj në Nougat. BlackBerry lë telefonin e parë Android të kompanisë pa Nougat

Zhgënjimet kanë qenë të panumërta këtë vit sa i përket përditësimeve të telefonëve Android.

Shpejtësia e adoptimit të Android Nougat ishte shumë larg pritshmërive dhe Android Oreo tashmë ka mbërritur.

Aktualisht Nougat zë vetëm 13.5% të tregut të telefonëve Android ndërsa OnePlus 2 dhe LG G4 kanë ngelur jashtë axhendës së përditësimeve.

Sot një tjetër telefon do ti bashkohet kësaj liste, BlackBerry Priv. Menaxheri i Përgjithshëm i Mobilitetit pranë BlackBerry zbuloi se Priv nuk do të kalojë në Nougat.

Ai tha se kanë kaluar dy vite tashmë që nga debutimi dhe përditësimi i telefonit në Nougat kërkon përfshirjen e disa partnerëve, diçka e cila do të ishte e pamundur.

Priv ashtu si OnePlus 2 dhe LG G4 erdhi me Android Lollipop. Edhe pse nuk ka patur një premtim nga BlackBerry, zakonisht çdo telefon i ri merrte të paktën edhe dy versione madhore të Android. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>