Harduer

BlackBerry licenson prodhimin e telefonëve BlackBerry tek kompania Kineze TCL

Dec 16 2016
0 Shpërndarje
BlackBerry licenson prodhimin e telefonëve BlackBerry tek kompania Kineze TCL

A Blackberry sign is seen in front of their offices on the day of their annual general meeting for shareholders in WaterlooBlackBerry bëri të ditur se do të jetë kompania kineze TCL Communication Technology Holdings e cila do të prodhojë dhe shesë telefonë BlackBerry në mbarë botën dhe shënon marrëveshjen e parë të licensimit nga prodhuesi kanadez.

Telefonët e prodhuar nga TCL, kompani e cila prodhon edhe telefonët Alcatel, do të paisen me softuerët e sigurisë së BlackBerry, tha kompania.

Ky lajm vjen në një kohë kur BlackBerry po kthen vëmendjen drejt një industrie më fitimprurëse, atë të softuerit pas gjunjëzimit përpara Apple dhe Samsung.

Gjatë Shtatorit kompania kishte lënë të kuptohej se prodhimin e telefonëve BlackBerry do ja linte një palë të tretë dhe një muaj më pas nxori në shitje DTEK60, një fryt bashkëpunimi me TCL.

Marrëveshja e re i jep TCL të drejta për të prodhuar dhe shitur telefonë BlackBerry në të gjitha vendet e botës përveç Indisë, Sri Lankës, Nepalit, Bangladeshit dhe Indonezisë të cilët janë tregjet më të mëdha të BlackBerry.

Po në Shtator BlackBerry nënshkroi marrëveshje me BB Merah Putih kompani e cila do të prodhojë telefonët me këtë markë në Indonezi.

Të ardhurat e kompanisë ishin 156 milion dollar tre mujorin e fundit, një tjetër rënie nga 166 milion dollar që ishte tremujorin e dytë të vitit. Divizioni i paisjeve gjeneroi 105 milion dollar të ardhura. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>