Lajmet

BlackBerry mbron telefonin tuaj nga sytë kuriozë

Mar 24 2017
0 Shpërndarje
Megjithatë mund ta konsideroni edhe si një mënyrë për tu fokusuar sepse mund të lexoni vetëm pak rreshta në të njëjtën kohë. BlackBerry mbron telefonin tuaj nga sytë kuriozë Photo Source: BlackBerry

A e ndjeni privatësinë tuaj të cenuar kur pranë keni një person ndërsa po shkruani një sms nga celulari? Sigurisht, të gjithë ndihemi të tillë.

BlackBerry ka një zgjidhje. Aplikacioni më i ri i ish prodhuesit kanadez të harduerit quhet Privacy Shade dhe mbulon tërë ekranin e telefonit me një hije të errët me përjashtim të pjesës ku ju po shkruani.

Gjatë kësaj kohe vetëm pak tekst, vetëm një rresht është i dukshëm nga ekrani i telefonit. Në këtë mënyrë mund të vazhdoni të shkruani mesazhe dhe të ruani privatësinë nga sy kuriozë.

Megjithatë mund ta konsideroni edhe si një mënyrë për tu fokusuar sepse mund të lexoni vetëm pak rreshta në të njëjtën kohë.

Aplikacioni është i dizajnuar për telefonët BlackBerry por edhe ju mund ta instaloni manualisht përmes BlackBerry Manager dhe apk-në e këtij të fundit e gjeni në këtë lidhje. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>