Harduer

BlackBerry “Mercury” vjen më 25 Shkurt në Kongresin Mobil Botëror

Jan 25 2017
0 Shpërndarje
Zyrtare: BlackBerry dhe TCL do të sjellin telefonin me tastierë fizike QWERTY më 25 Shkurt. BlackBerry “Mercury” vjen më 25 Shkurt në Kongresin Mobil Botëror Photo Source: Digital Trends

Me pseudonimin “Mercury” telefoni do të debutojë në Kongresin Mobil Botëror në Barcelonë. Lajmi u bë i ditur përmes një videoje të publikuar në rrjetin social Twitter:

Telefoni në të vërtetë u prezantua në CES 2017 ku entuziastët e industrisë patën mundësi të kishin në duar një version eksperimental të tij.

Softueri i cili akoma nuk ishte përfunduar pothuajse lihej në hije terësisht nga hardueri solid që karakterizonte telefonin.

Një fryt i bashkëpunimit mes TCL dhe BlackBerry, “Mercury” do të jetë vetëm një prej disa telefonave BlackBerry me Android të premtuar përgjatë 2017. Vetë telefoni do të ketë një sensor të shenjave të gishtërinjve nën tastierën fizike dhe USB-C.

Objektivi kryesor i “Mercury” janë sipërmarrjet por do të shitet edhe për konsumatorët individualë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>