Lajmet

Blackberry Messenger për Android shënoi 100 milion shkarkime

Mar 6 2015
0 Shpërndarje
Blackberry Messenger për Android shënoi 100 milion shkarkime

bbm1Platforma e komunkimit me mesazhe e Blackberry, BBM Messenger për Android ka arrit një objektiv të ri. BBM për Android ka arritur 100 milion shkarkime në dyqanin e aplikacioneve Google Play Store që kur u bë i disponueshëm një vit e gjysëm më parë. Blackberry me krenari tha se përdoruesit e këtij shërbimi kishin dërguar më shumë se 1 milion ilustrime emocionesh.

Ky informacion erdhi në formën e një postim në blog pikërisht në mbyllje të Kongresit Mobil Botëror mbajtur në Barcelonë ku Blackberry prezantoi një smartfon paisur me erkan me prekje quajtur Blackberry Leap dhe kushton 275 dollar. Ekzekutivi i kompanisë bëri me dije se Blackberry po qëndron vigjilent lidhur me ndërtimin e një tableti të mundshëm Blackberry.

Blackberry Messenger, njohur si BBM ishte një arsenal u fuqishëm për kompaninë në ditët kur akoma nuk ishte shfaqur iPhone. Gjerësisht vlerësohej si shërbimi ideal për të komunikuar me miqtë madje dhe punojësit. Ndërsa tregu i përdoruesve të këtij shërbimi po tkurrej duke qenë se ishte i disponueshëm vetëm në telefonët Blackberry, CEO i kompanisë mori një vendim të zgjuar: Hapi disponueshmërinë e shërbimit në formën e aplikacioneve për iOS dhe Android. Më pas verën e vitit të shkuar ndoqi edhe një version zyrtar për telefonët Windows.

Megjithatë, BBM akoma ngelet një lojtar i vogël. Mjafton të përmendim aplikacionin WhatApp tani në pronësi të Facebook i cili numëron 1-5 miliard instalime. Ndërsa vetë aplikacioni Messenger i Facebook ka 500 milion shkarkime. Por numri i shkarkimeve nuk mund të përkthehet medoemos në numër aktivë përdoruesit. Blackberry ka konfirmuar në shtator të vitit të shkuar se kishte 91 milion përdorues aktiv të BBM. Për ta vënë këtë fakt në perspective, WhatApp numëron 700 milion përdorues aktivë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>