Lajmet

Blackberry Messenger së shpejti vjen në Windows Phone

Jun 2 2014
0 Shpërndarje
Blackberry Messenger së shpejti vjen në Windows Phone

BBM-coming-soon-to-Windows-Phone-messaging-app-to-be-pre-loaded-on-Nokia-Lumia-630Pasi Facebook bleu WhatsApp për 19 miliardë $, shefi ekzekutiv i Blackberry, John Chen, reagoi duke thënë se BBM mund të jetë një “xhevahir” i fshehur tek Blackberry dhe duke pasur parasysh se WhatsApp u vlerësua me 42 dollarë për abonent, ai hapi BBM për përdoruesit iOS dhe Android.

Kjo ishte një lëvizje e zgjuar pasi shtoi një numër të madh përdoruesish të këtij shërbimi. Ekzekutivi i lartë i i Blackberry-t gjithashtu premtoi se përdoruesit e Windows Phone do të lejohen të nënkshruajnë për BBM.

Ndërsa duhet kohë që kjo të ndodhë, spekulime të hershme thonë se aplikacioni do të jetë gati për platformën mobile të Microsoft-it mes muajit maj dhe qershor. Një imazh i postuar në Reddit tregon se BBM do të jetë së shpejti i disponueshëm në Windows Store dhe supozohet se do të ofrohet i pre instaluar në Nokia Lumia 630.

Arsyeja se pse kjo është e rëndësishme për Blackberry-n është se BBM mund të shërbejë si një burim parash së shpejti. Siç u citua dhe më parë sa më i lartë numri i përdoruesve aq më shumë do të vlerësohet shërbimi për shitje.

BBM nuk ka vlerën e WhatsApp prej 19 miliardë dollarësh ofruar nga Facebook, të paktën për tani jo. Blackberry po bën të gjitha lëvizjet e duhura për të rritur vlerën e BBM. Së shpejti iOS, Android dhe Windows Phone do të mund të përdorin shërbimin BBM Video, i cili mund të shtojë edhe të tjerë përdorues. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>