Biznes

BlackBerry mund pritshmëritë në tremujorin e fundit fiskal

Mar 31 2017
0 Shpërndarje
Të ardhurat u rritën më 12.2% në 193 milion dollar në tremujorin i cili mbyllet më 28 Shkurt. BlackBerry tha se kishte patur mëse 3,500 konsumatorë të rinj nga sipërmarrjet. BlackBerry mund pritshmëritë në tremujorin e fundit fiskal Photo Source: Reuters

Gjigandi kanadez BlackBerry publikoi një raport financiar premtues ditën e Premte ndërsa kostot operative pothuajse u përgjysmuan.

Aksionet e kompanisë menjëherë shënuan rritje me 5% në 7.29 dollar. BlackBerry tashmë është distancuar nga prodhimi i telefonëve për të ndërtuar një biznes shërbimesh dhe softueri me produkte të menaxhimit të pajisjeve.

Të ardhurat u rritën më 12.2% në 193 milion dollar në tremujorin i cili mbyllet më 28 Shkurt. BlackBerry tha se kishte patur mëse 3,500 konsumatorë të rinj nga sipërmarrjet.

Sipas ekzekutivit Chen, BlackBerry do të shndërrohet në një biznes fitimprurës brenda Shkurtit të 2018-ës. Humbjet e kompanisë ranë në 47 milion nga 238 milion që ishin tremujorin paraardhës. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>