Analiza

BlackBerry nuk është më një kompania e prodhimit të telefonëve celular

Mar 3 2017
0 Shpërndarje
Kongresi Mobil Botëror mbylli dyert ditën e Enjte megjithatë shumica e produkteve të reja u prezantuan në hapjen e tij duke filluar nga BlackBerry KEYOne. BlackBerry nuk është më një kompania e prodhimit të telefonëve celular

Por së bashku me lajmin se telefoni i katërt BlackBerry me sistem operativ Android doli në shitje, erdhi edhe lajmi se BlackBerry nuk është më një kompani e cila prodhon pajisje.

Tani e tutje BlackBerry ndërton vetëm softuer. Vitin e kaluar biznesi kryesor i kompanisë ka qenë licensimi, ndërsa sot janë zgjidhjet mobile. Pikërisht, jo më telefon.

Përkundrazi BlackBerry do të jetë përgjegjës për mbështetjen e telefonëve BlackBerry dhe çdo hardueri tjetër që përdoret zgjidhjet e softuerit.

Lehtësisht mund të thuhet se BlackBerry tashmë ka finalizuar lëvizjen drejt modelit të të bërit biznes përmes licensimit.

KeyOne është vetëm telefoni i parë i për këtë vit me markën BlackBerry. Ky i fundit do të kujdeset për sigurinë dhe funksionalitetet e privatësisë së telefonit, duke ndërtuar një produkt për kompanitë, qeveritë dhe individët të cilët duan të mbrojnë çdo gjë që për ta është e rëndësishme.

Telefoni është i parë ku BlackBerry nuk e ka ndërtuar vetë. Tre telefonët Priv, DTEK50 dhe DTEK60, kanë kaluar të gjithë përmes zinxhirit të shpërndarjes.

Gjatë një interviste për VentureBeat, shefi i divizioniz mobil të BlackBerry Alex Thurber u shpreh: “BlackBerry ka kontroll të plotë mbi softuerin.” Por pavarësisht kësaj strategjie të re, kompania nuk ka hequr dorë terësisht nga mobiliteti.

Kur Thuber u pyet për BlackBerry OS, ai tha se kompania do të vijojë mbështetjen e sistemit operativ me përditësimet të vazhdueshme. Ajo që ai nuk e konfirmoi ishte nëse do të ketë më telefonë BlackBerry 10 në të ardhmen ose jo. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>