Analiza

BlackBerry pa telefonët kërkon të ardhmen në industrinë e softuerit

Mar 30 2017
0 Shpërndarje
Kompania e cila pritet të raportojë gjendjen financiare të tre mujorit të katërt të Premten, shprehet se nuk ekzistojnë hendeqe në portofolin e saj të softuerit falë integrimit të blerjeve më të fundit. BlackBerry pa telefonët kërkon të ardhmen në industrinë e softuerit Photo Source: Reuters

Ndonëse BlackBerry u tërhoq plotësisht nga bota e telefonëve inteligjentë, firma e njohur kanadeze përballet me një detyrë më të vështirë: të bindë skeptikët se zotëron potencialin për tju rikthyer lavdisë së mëparshme me biznesin e softuerit.

Kompania e cila pritet të raportojë gjendjen financiare të tre mujorit më të fundit të Premten, shprehet se nuk ekzistojnë hendeqe në portofolin e saj të softuerit falë integrimit të blerjeve më të fundit.

Megjithatë BlackBerry ka arritur në përfundimin se duhet më shumë punë për të implementuar produktet e saj në industritë e shëndetësisë dhe automobilave dhe sektorëve të tjerë që beson se përfaqësojnë të ardhmen.

“BlackBerry është një tjetër lojtar nga sa ishte 10 vite më parë,” u shpreh analisti i CCS Insight Nicholas McQuire.

Investitorët nuk dinë sesi të vlerësojnë kompaninë dhe janë në pritje të drejtimit që shefi ekzekutiv John Chen do ti japë BlackBerry. Ekzekutivi ka parashikuar një rritje me 30% në të ardhurat nga softuerit.

Për tre mujorin e fundit BlackBerry pritet të kapë shifrat e 1.4 miliard dollarëve të ardhura. Në pikën më të lartë të gjitha kohërave BlackBerry kishte arritur të gjeneronte 5.5 miliard dollar të ardhura brenda një tre mujori.

Siguria Kibernetike, Makinat e Automatizuara

Këto janë dy prej sektorëve ku më së shumti BlackBerry beson në potencialin në rritje në të ardhmen. Kompania bleu Good Technology dhe WatchDox në 2015-ën duke siguruar një vend të mirë në tregun mobil të sipërmarrjeve dhe sistemeve industriale QNX duke hapur rrugë për ambicjet në makinat e automatizuara.

Megjithatë konkurrenca në këtë sektor është e lartë.

Kompania tashmë nuk ka asnjë përgjegjësi për prodhimin dhe shitjen e telefonëve inteligjentë me markën e saj pas një marrëveshejeje me prodhuesin Kinez TCL Communication. Ky i fundit do të shesë telefonin e parë në muajin Prill me markën BlackBerry.

Chen i cili mori drejtimin e kompanisë në 2013-ën tha se BlackBerry-it do ti duhet të paktën 12-15 muaj për të rikuperuar të ardhurat në rënie. /PCWorld Albanian

 

Lajmet e fundit>