Analiza

Blackberry Passport demostrohet në një tjetër video

Aug 16 2014
0 Shpërndarje
Blackberry Passport demostrohet në një tjetër video

gsmarena_001 (3)Blackberry Passport së shpejti do të mbërrijë tek distributorët, por Carphone Warehouse nuk ka pritur gjatë dhe ka postuar një video të pajisjes.

Video tregon Blackberry Passport në detaje duke shfaqur disa nga veçoritë kryesore të saj, disa prej të cilave nuk janë zbuluar më parë nga kompania.

Ashtu siç prisnim, tastiera është fantastike në Blackberry Passport. Funksionon edhe si një Touchpad dhe mbështet gjestet. Një prekje nga e djathta në të majtë fshin një fjalë, ndërsa nga poshtë lart shfleton në ueb.

Telefoni ka edhe një buton që funksionon si shkurtesë për lançimin e Blackberry Assistant në të djathtë të telefonit. Asistenti mund të përdoret për të vendosur kujtues, të kërkoni në ueb, etj.

Blackberry Passport do të lançohet në shtator dhe do të jetë i pajisur me një çip Qualcomm Snapdragon 800, 3 GB RAM dhe 32 GB hapësirë të dhënash. Ndërsa video është larguar nga kanali në YouTube i distributorit, një kopje e saj është ngarkuar dhe tashmë mund ta shikoni edhe ju. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>