Lajmet

Blackberry Passport nuk shfaq probleme në paraqitjen e aplikacioneve

Jul 17 2014
0 Shpërndarje
Blackberry Passport nuk shfaq probleme në paraqitjen e aplikacioneve

gsmarena_001 (3)Kompania Blackberry muajin e kaluar prezantoi dy telefonët e rinj që do të hidhte së shpejti në treg. Një prej këtyre telefonave ishte Blackberry Passport. Blackberry Passport ka një ekran në formë katrore me madhësi 4.5 inç me një paraqitje QHD. Forma katrore bën që parametrat e rezolucionit të jenë të njëjta 1,440 x 1,440. Ky fakt ka bërë që të hidhen polemika nëse ky telefon është i aftë të hapë dhe të paraqesë aplikacionet e Android pa deformuar pamjen e tyre.

Kompania Blackberry si kundërpërgjigje për këto polemika zgjodhi të nxjerrë në internet disa foto të aplikacioneve më të famshme në momentin që ato po përdoreshin në telefonin Passport. Në këto foto provohet krejt e kundërta, aplikacionet e Android hapen në mënyre perfekte në ekranin e këtij telefoni. Blackberry do të lëshoje në treg për shitje telefonin Passport në muajin shtator. Çmimi nuk është bërë akoma i ditur nga kompania. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>