Lajmet

Blackberry përditëson aplikacionin e mesazheve BBM me dy cilësi të reja

Nov 2 2014
0 Shpërndarje
Blackberry përditëson aplikacionin e mesazheve BBM me dy cilësi të reja

gsmarena_001Aplikacioni për dërgimin e mesazheve BlackBerry Messenger është përditësuar me dy cilësi të reja. Një nga këto cilësi është dërgimi i mesazheve me kohë. Në momentin që mbaron koha që ju keni zgjedhur mesazhi do të fshihet automatikisht nga “chati” i BBM (BlackBerry Messenger). Cilësia tjetër është “Message Retraction”, e cila ju lejon që të tërhiqni mbrapsht një mesazh që ju keni dërguar në “chat”. Në momentin që ju doni të tërhiqni mbrapsht mesazhin që keni dërguar, aplikacioni do ta fshijë atë , duke mos e lejuar bashkëbiseduesin që ta shikojë.

Diçka tjetër e re që ju shtua aplikacionit janë figurat “sticker”, mbështetja e transfertave të fotove HD dhe zbulimi i muzikave të ndryshme që miqtë tuaj po dëgjojnë nga muri i BBM. Dy cilësitë më të rëndësishme që i janë shtuar këtij aplikacioni sigurisht që janë Mesazhet me Kohë dhe Tërheqja e Mesazheve. Këto dy cilësi diskutohen në videon promocionale që ju është shfaqur në ekran.

Ajo çka duhet të dini është se njerëzit përsëri mund të bëjnë shumë shpejt një “screenshot” të mesazhit që ju keni dërguar, përpara se ju ta tërhiqni mbrapsht atë. Ata gjithashtu mund të bëjnë kopje të bisedës, mesazhet e të cilës nuk do të fshihen nëse ju përdorni dy cilësitë e reja të aplikacionit”. Fatkeqësisht dy cilësitë që përfshijnë mesazhet me kohë dhe tërheqjen mbrapsht të mesazheve do të jenë falas për vetëm 3 muaj, pasi më vonë do të jenë me pagesë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>