Analiza

Blackberry po kërkon partneritet për t’ju kundërvënë marrëveshjes së Apple me IBM

Jul 28 2014
0 Shpërndarje
Blackberry po kërkon partneritet për t’ju kundërvënë marrëveshjes së Apple me IBM

BlackBerry-seeks-partner-to-go-up-against-the-Apple-IBM-enterprise-combinationShefi ekzekutiv i Blackberry-t, John Chen, ishte ndër të parët që i quajti përdoruesit e iPhone “Wallhuggers” (të lidhur pas mureve), për shkak të domosdoshmërisë për ta për të gjetur një prizë ku të ngarkonin smartfonin e tyre gjatë ditës. Samsung e kaloi këtë ironi në një nivel krejt tjetër duke e bazuar të gjithë reklamën televizive në komentin që kishte bërë John Chen. Tashmë, Chen po vendos në qendër të kritikave të tyre marrëveshjen e fundit mes Apple dhe IBM, duke i krahasuar si dy elefantë që vallëzojnë.

Teksa kombinimi mes Apple dhe IBM mund të bëjë situatën më të vështirë për Blackberry-n, kompania gjithashtu konfirmon se CEO është në gjurmët e fokusimit tek sipërmarrjet. Ekzekutivi gjithashtu tha se ai po bisedon me disa kompani për të filluar një partneritet së bashku. Ai po kërkon të gjejë një kompani me përqendrim tek siguria dhe menaxhimi i identitetit. Javën që kaloi. Chen tha se Blackberry do të dëshironte të ofronte një version Cloud të BES10 (Blackberry Enterprise Service 10), që do të bënte të mundur për kompanitë të menaxhojnë një “flotë” telefonësh pa qenë nevoja e mirëmbajtjes së një serveri.

Disa nga emrat që kanë filluar të dalin janë SAP dhe Oracle. Që të dyja kanë shërbime të bazuara në Cloud, dhe Chen e njeh mjaft mirë SAP kur pati shitur Sybase tek kompania në fjalë në vitin 2010 për 5.8 miliardë dollarë. Gjithashtu punësimi më i fundi i Marty Beard si COO mund të ketë të bëjë diçka me përzgjedhjen e Chen të partnerëve të mundshëm. Beard ka punuar me Chen tek SyBase dhe është mjaft i njohur më Oracle. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>