Biznes

BlackBerry pranon të shitet për 4.7 miliardë $

Sep 24 2013
0 Shpërndarje
BlackBerry pranon të shitet për 4.7 miliardë $

BlackBerryFairfax Financial Holdings është pajtuar që të blejë BlackBerry-n në një marrëveshje me vlerë prej 4.7 miliardë dollarësh, kanë lajmëruar të dy ndërmarrjet gjatë të hënës.

Konglomerati i pronave financiare me bazë në Toronto është pajtuar për të paguar 9 dollarë për aksione për ndërmarrjen e pajisjeve mobile.

Aksionet e BlackBerry ishin me vlerë prej 8.23 dollarë përpara se të ndodhte një ngecje. Marrëveshja ende nuk është kryer: Sipas kushteve të marrëveshjes, Fairfax mund të largohet kurdo që dëshiron. Fairfax tashmë posedon pothuajse 10 për qind të aksioneve të BlackBerry-t.

Lajmi për këtë vjen dy ditë pasi BlackBerry tregoi që ishte duke larguar nga puna 35 për qind të fuqisë së vet punëtorë, 4,500 punonjës dhe duke pësuar humbje përafërsisht në vlerë prej 1 miliard dollarë në tremujorin e vet të dytë.

Se sa i ka rënë vlera BlackBerry-t tregohet nëse bëhet krahasimi me vlerën e kompanisë në mes të vitit 2007, kur vlente për më tepër se 100 miliardë dollarë. BlackBerry është duke u shitur me 2/3 e çmimit me të cilin Microsoft bleu Nokia-n, për 7.2 miliardë dollarë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>