Harduer

BlackBerry prezanton Leap, smartfonin me ekran me prekje

Mar 3 2015
0 Shpërndarje
BlackBerry prezanton Leap, smartfonin me ekran me prekje

blackberry-sliderDuket se BlackBerry ka zgjedhur telefonin Leap për tu rikthyer sërisht në tregun e smartfonave me ekran me prekje pas një viti të mbushur me lançime smartfonash me tastjerë fizike. Kompania ka planifikuar ta shesë këtë telefon duke filluar që nga muaji Prill në Europë me një çmim prej 275$.

Kompania premton se ky telefon bën diferencën në produktet e saj dhe se me anë të tij ka në shënjestër një segment të caktuar të tregut. Ky telefon ka një ekran me prekje 5inç 1280×720 piksel, kamera 8 megapiksel 1080p HD, 16GB memorie dhe 25 orë kohëzgjatje të baterisë. Smartfoni fuqizohet nga një proçesor relativisht i vjetër i Qualcomm katër bërthamësh dhe karakteristikat e tij janë tepër të ngjashëm me atë të Galaxy S4 dhe HTC One X, telefonë që janë lançuar 2 vite më parë. Kompania deklaroi se ky produkt do të shitet së shpejti në Europë, kryesisht në tregjet në zhvillim.

BlackBerry realisht është në një periudhë transformimi duke u shëndrruar nga një prodhues telefonash në një ofrues të shërbimeve për biznesin ku përfshihet dhënia e ndihmës për kompanitë në manaxhimin e një serie të gjerë pajisjesh mobile. Pjesën e parë të konferencës së saj në Kongresin Mobil Botëror, kompania e shpenzoi për të dhënë lajmërime mbi biznesin. Ajo shprehu gjithashtu dëshirën e saj për të sjellë shërbimet dhe aplikacionet e saj në platformat e tjera si iOS apo Android. Përtej kësaj kompania zbuloi dhe një marrëveshje me Samsung dhe konkretisht biznesin e saj të shërbimeve Knox. Në të vërtetë pjesa më e madhe e konferencës, rreth 90 minuta u dominua nga diskutimet dhe lajmet mbi softuerët. Aktualisht BlackBerry nuk ka raportuar një tremujor të mirë dhe ka nevojë për një shtysë që ti rikthehet sërisht suksesit të mëparshëm. Në vitin 2014 kompania lançoi 4 telefonë; një smartfon me kosto të ulët BlackBerry Z3 të prodhuar në bashkpunim me Foxconn, një model Porsche Design, smartfonin trend Passport dhe BlackBerry Classic. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>