Harduer

BlackBerry prezanton një variant buxhetor të Key2 më 30 Gusht?

Aug 15 2018
0 Shpërndarje
Pritet që në këtë aktivitet BlackBerry të prezantoi zyrtarisht Key2 LE. BlackBerry prezanton një variant buxhetor të Key2 më 30 Gusht?

Javën e kaluar u publikuan disa foto të BlackBerry Key2 LE, një variant burxhetor i BlackBerry Key2 që pritet të debutojë së shpejti.

Ditën e marte BlackBerry konfirmoi një aktivitet që do të mbajë në konferencën IFA në Berlin më 30 Gusht.

Pritet që në këtë aktivitet BlackBerry të prezantoi zyrtarisht Key2 LE.

Ftesa e publikuar nga kompania nuk jep shumë informacion. Megjithatë duke qenë se BlackBerry Motion debutoi në Tetor të vitit të kaluar, është e mundur që Motion 2 të mbërrijë në IFA.

BlackBerry Evolve, një telefon që debutoi në Indi pak ditë më parë, të bëhet i disponueshëm globalisht.

Ose mund të jetë thjeshtë Key2 LE. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>