Harduer

Blackberry prezanton tabletin 2300 dollarësh

Mar 15 2015
0 Shpërndarje
Blackberry prezanton tabletin 2300 dollarësh

galaxy_tab_s-100312748-largeBlackberry po rikthehet në tregun e tabletëve, dhe këtë herë me ndihmën e Samsung, IBM dhe Secusmart. Kjo e fundit është një kompani e specializuar në enkriptimin e të dhënave tek telefonët Blackberry.

Ky tablet nuk quhet PlayBook 2 siç ishte spekuluar më pare por SecuTablet, dhe është zhvilluar nga Secusmart dhe IBM për departamentet qeveritare gjermane. Tableti SecuTablet është një model Samsung Galaxy Tab S 10.5 LTE dhe zotëron 16 GB hapësirë të dhënash. Ai është i pasiur me disa softuer të IBM dhe një kartë microSD nga SecuSmart e cila kombinon një numër të lartë cipesh të enkriptuara për të mbrojtur të dhënat. Teknologjia e sigurisë së kodit Knox nga Samung bën të mundur ruatjen e tabletit nga palët e treta.

Kjo marrëveshje ngriti pyetje të shumta brenda kompanive të Blackberry, IBM dhe qeverisë gjermane nëse duhet të mbanin të gjallë këtë bashkëpunim për shkak se IBM tani kishte edhe një marrëveshje tjetër me Apple. Organizatat që do të shesin SecuTablet do të jenë në gjëndje të përcaktojnë politikat menaxhuese të tij që nga kontrolli i aplikacioneve gjer tek informacionet e dërguara nga to. Për shembull, tableti do të pengojë kopjimin e një informacioni nga posta elektronike për ta publikuar në Facebook apo çfarëdo rrjeti social.

SecuSmart do të shesë tabletin në Gjermani ndërsa IBM-ja në shtet e tjera. Megjithëse qëllimi fillestar ka qenë ndërtim i një tableti për qeveritë e vendeve, tani IBM-ja po shpreson ta shesë edhe tek sipërmarrjet. Normalisht një paisje e një niveli të tillë nuk vjen nën një kosto të vogë. Ky model tableti Samsung Galaxy Tab S 10.5 normalisht kushton 500 dollar por i modifikuar nga SecuSmart, IBM dhe Samsung do të kapë koston 2,250 Euro. E përfshirë në çmim është edhe karta e enkriptuar microSD nga Secusmart e cila është e domosdoshme për sigurinë e të dhënave të tabletit. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>