Harduer

Blackberry prezanton zyrtarisht smartfonin Porsche Design P9983

Sep 18 2014
0 Shpërndarje
Blackberry prezanton zyrtarisht smartfonin Porsche Design P9983

 

Pas qarkullimit të disa informacioneve muajin e kaluar, tashmë smartfoni i ri Blackberry Porsche Design P9983 është prezantuar zyrtarisht ditën e djeshme.

bb_pd_001

Ky është pasardhësi i modelit P9982, zbuluar vitin e kaluar, ku ky i fundit është pasardhësi i modelit origjinal P9981. Smartfoni i ri ka një ekran 3.1 inç me rezolucion 720 x 720 pixel me prekje, 8 Megapixel kamerë të pasme dhe 2 megapixel frontale.

Telefoni po ashtu ka 2 GB RAM në bord dhe 64 GB hapësirë për ruajtjen e të dhënave, ku kjo e fundit mund të rritet përmes kartave microSD. Modeli P9983 sjell mbështetje për LTE, WiFi me bandë të dyfishtë, Bluetooth, GPS dhe NFC.

Smartfoni fuqizohet nga një çip i vjetër Qualcomm Snapdragon S4 Plus, i cili në përbërje ka një procesor Dual Core 1.5 Ghz dhe GPU Adreno 225. E gjitha kjo furnizohet nga një bateri 2100 mAh. Telefoni ka version 10.3 të platformës Blackberry OS. Dimensionet janë 119 x 67.1 x 10.6 mm dhe peshon 140 gr.

Një nga pikat e forta të smartfonit është dizajni i tij dhe materiali cilësor në përbërje. Ai është i pajisur me një xham prej safire për lenten e kamerës, ndërsa logoja e Porsche Design është metalike.

Blackberry P9983 do të jetë i disponueshëm nga fillimi i muajit tetor, ndërsa çmimi nuk është publikuar. Nga parashikimet kjo pajisje nuk mund të ketë një çmim të ulët. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>