Lajmet

BlackBerry publikoi përditësimet mujore të sigurisë për telefonët Android

Jun 7 2017
0 Shpërndarje
Përditësimi është i disponueshëm tek të gjitha pajisje BlackBerry me sistem operativ Android BlackBerry publikoi përditësimet mujore të sigurisë për telefonët Android Photo Source: Cnet

BlackBerry vijon të mbajë premtimet me përditësimeve të shpejta të sigurisë në Android. Më i fundit adreson disa probleme sigurie në të tre telefonët Blackberry me Android.

Problemet e sigurisë u zbuluan nga buletini i sigurisë së ekipit hulumtues të BlackBerry BBSIRT. Kompania listoi në faqen e suportit disa prej problemeve së bashku me shpjegimin se çfarë është parandaluar.

Është përmirësuar bootloader dhe forcuar aksesi në të dhënat e e gjeneruar nga Wi-Fi dhe kamera. BlackBerry gjithashtu arnoi një vrimë sigurie e cila linte të hapur mundësinë e instalimit të aplikacioneve keqëdashëse deri në ekzekutimin e një kodi arbitrat në kernel.

Përditësimi është i disponueshëm tek të gjitha pajisje BlackBerry me sistem operativ Android. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>