Lajmet

Blackberry publikon ftesën për eventin e 24 shtatorit

Sep 3 2014
0 Shpërndarje
Blackberry publikon ftesën për eventin e 24 shtatorit

event-three-up-730x262Kompania Blackberry ka njoftuar rreth planeve të saj për të mbajtur një event në Toronto, Londër, dhe Dubai më 24 shtator. Kompania nuk zbuloi se ç’farë ka në plan të zbulojë, megjithëse në ftesë ka përdorur një titull “Shikoni imazhin më të madh”.

Ne besojmë se kompania ka në plan të debutojë smartfonin e saj Blackberry Passport me një ekran në formë katrore 4.5 inç dhe rezolucion 1440 x 1440 pixels. Pothuaj çdo gjë është detajuar rreth pajisjes që do të thotë se nuk është ndonjë zbulim aq i madh sa shprehet kompania. Eventi qëndron në një linjë me qëndrimet e John Chen, shefit ekzekutiv të Blackberry-t, rreth lançimit në shtator. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>