Harduer

Blackberry publikon në Youtube videon e parë të smartfonit Blackberry Leap

Mar 14 2015
0 Shpërndarje
Blackberry publikon në Youtube videon e parë të smartfonit Blackberry Leap

rio-brand

Mëngjesin e ditës së sotme Blackberry publikoi një video në Youtube të modelit të ri Blackberry Leap prezantuar gjatë Kongresit Mobil Botëror. Ky smartfon ngjalli shum kureshtje sepse nuk qëndron në një linjë me strategjinë e kompanisë e cila dy smartfon më të fundit të prezantuar karakterizohen nga një tastierë QWERTY. 

Video paraqet një pamje të shpejtë dizajnit të Blackberry Leap. Smartfon karakterizohet nga një ekran 5 inç me rezolucion 1280 x 720 me një dendësi pikselash prej 294 për inç. Smartfoni fuqizohet nga një proçesor relativishti i vjetër, Qualcomm Snapdragon S5 Plus. Të tjera specifika janë 2 GB RAM, 8 Megapixel kamër të pasme, 2 Megapixel kamër frontale si dhe 16 GB hapësirë për ruajtjen e të dhënave. Telefoni ofron mbështeje për rrjetet 4G LTE. 

Smartfoni vjen me versionin më të fundit të platformës Blackberry 10.3.1. Ky version sjell një sërë risish dhe shërbimet mjaft të suksesshme të Blackberry në telefonët Blackberry 10. Për nga aspekti i dizajnit smartfoni është i ndërtuar prej plastike me një pjesë të pasme të lëmuar që ofron një rehati për dorën tuaj. Karakteristik në këtë smartfon është butoni i ndezjes që gjendet në pjesën e poshtme të tij së bashku me një portë për kufje dhe mikrofonin. Për më shumë detaje ju ftojmë të ndiqni videon e mëposhtme.(PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>