Harduer

BlackBerry Q10 me tastierë fizike nga e mërkura në SHBA

Jun 6 2013
0 Shpërndarje
BlackBerry Q10 me tastierë fizike nga e mërkura në SHBA

BLACKBERRYQ10BlackBerry-t e rinj me tastierë fizike do të jenë tashmë të disponueshëm në SHBA, duke ardhur në treg disa muaj pas lançimit të versioneve me prekje. T-Mobile në SHBA ka filluar shitjen e BlackBerry Q10 ditën e mërkurë.

Smartfoni ka sistemin e ri operativ BlackBerry 10, i cili ka sjellë pikërisht ato mungesa që e lejuan dikur iPhone-in dhe Android-in t’i merrte tregun dhe shitjet.

Shefi operativ në RIM, Kristian Tear, është shprehur se ka bërë zgjedhjen e duhur me lançimin fillimisht të versionit me prekje. BlackBerry Z10, i cili ofrohet vetëm me prekje, doli në shitje në fillim të këtij viti. Që nga ajo kohë është vënë re se përdoruesit e BlackBerry-t preferojnë më tepër tastierën fizike, e cila ka qenë edhe një nga pikat më të forta të RIM.

Tear shprehet se ky ishte plani i duhur pavarësisht se tregu i smartfonëve vetëm me prekje, sot shumë i madh në numër, ishte një sfidë ku BlackBerry hynte për herë të parë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>