Biznes

Blackberry shënon një humbje prej 1 miliard $ dhe shkurton 4500 vende pune

Sep 22 2013
0 Shpërndarje
Blackberry shënon një humbje prej 1 miliard $ dhe shkurton 4500 vende pune

Lajme shumë tët këqija këtë herë për kompaninë Blackberry. Prodhuesi kanadez i smartfonëve ka shënuar një humbje prej 995 milion dollarësh dhe ka vendosur të shkurtojë plot 4500 vende pune për të pakësuar kostot.

Ky lajm erdhi menjëherë pasi kompania ndaloi shitjen e aksioneve të saj të cilat kanë qenë së fundmi në ulje të vazhdueshme.

Fatkeqësisht smartfonët e fundit Blackberry Z10 dhe Q10 dështuan në përpjekjet e tyre për të kapur një pjesë të konsiderueshme të tregut dhe kompania ka humbur betejën kundra Microsoft për vendin e tretë në tregun e sistemeve operative mobile pas Android dhe iOS.

Përveç shkurtimit të vendeve të punës Blackberry ka marrë edhe disa masa të tjera si p.sh uljen e modeleve të smartfonëve nga 6 në 4 të cilat do të kenë si synim shitjen ndaj kompanive.

A ka më shpresë për Blackberry-in?!

Është raportuar së fundmi nga The New York Times se një prej themeluesve të kësaj kompanie ka mundur të tërheqë vëmendjen e disa firmave aksionere private të cilat mund të blejnë kompaninë Kanadeze. Huawei dhe Lenovo mendohet se janë dy prej këtyre ofruesve. (PCWorld Albanian)

lazaridis-crop-730x730

Lajmet e fundit>