Analiza

BlackBerry shet 6.8 milionë smartfonë, humbet 84 milionë $

Jun 30 2013
0 Shpërndarje
BlackBerry shet 6.8 milionë smartfonë, humbet 84 milionë $

BlackBerry ka dërguar për shitje 6.8 milionë smartfonë dhe ka regjistruar një humbje prej 84 milionë $ gjatë tre muajve deri më 1 qershor, teksa dëshmon edhe njëherë se beteja me krizën ekonomike vazhdon.

Tremujori i parë i vitit fiskal të BlackBerry-t shërbeu si një provë e mënyrës se si është pritur lançimi i BlackBerry 10 në treg. Të ardhurat e kompanisë për këtë tremujor u publikuan të premten, dhe nxorën në pah faktin se janë shitur 2.7 milionë telefonë me sistemin e ri operativ, shifër kjo që i zhgënjeu analistët.

Dërgesat për shitje me një shifër prej 7.7 milionë do të kishin qenë të pranueshme, sipas Francisco Jeronimo, drejtorit të firmës kërkuese të tregut IDC. Nga ana tjetër, CEO i BlackBerry-t, Thorsten Heins u shpreh se “BlackBerry 10 është ende në fazat e para të zhvillimit të tij. Jemi vetëm pesë muaj pas lançimit të një platforme mobile komplet të re.”

BlackBerry Z10 është tashmë i disponueshëm në147 shtete, ndërsa Q10 me tastierë QWERTY shitet në 96 shtete. Së shpejti, Q10 do të shitet edhe në 50 shtete të tjera brenda tremujorit aktual.

Q5, i cili është më i lirë përsa i përket çmimit dhe ka tastierë fizike, debutoi javën e kaluar në Dubai. Gjatë tremujorit të dytë fiskal sipas BlackBerry-t, ai do të jetë i disponueshëm edhe në vende të tjera të botës, sipas Heins. Ai shtoi gjithashtu se së shpejti në treg do të hidhen edhe produkte të tjera, por shumëllojshmëria e produkteve të reja nuk do ta kalojë numrin gjashtë, sqaroi ai.

Marina Koytcheva, analiste në CCS Insight, u shpreh se nuk e surprizonin betejat e vazhdueshme të BlackBerry-t, megjithatë ishte e të njëjtin mendim me Heins. “Është ende herë për të thënë nëse BlackBerry 10 mund të shndërrohet vërtet në një alternativë të mirë ndaj Android apo iOS.

Do të na duhet të presim edhe disa tremujorë para se të flasim realisht për shanset e BlackBerry-t,” u shpreh ajo. (PCWorld Albanian)

BlacBery

Lajmet e fundit>