Biznes

BlackBerry shet një milion pajisje BlackBerry 10 një partneri të paidentifikuar

Mar 14 2013
0 Shpërndarje
BlackBerry shet një milion pajisje BlackBerry 10 një partneri të paidentifikuar

Dje kompania BlackBerry (ish- RIM) ka deklaruar se ka arritur marrëveshje për dërgimin e një milion pajisjeve BlackBerry 10 për një blerës, që është porosia më e madhe individuale në historinë e kësaj kompanie.

Për fat të keq, nuk ka detaje të tjera rreth kësaj marrëveshjeje, ndërsa është interesante se pas këtij lajmi, tregu i aksioneve reagoi me një rritje prej 8 përqind të vlerës së aksioneve të BlackBerry-t.

Tingëllon interesante, mirëpo pse në BlackBerry mbahen kaq sekrete?

Nuk u bë e ditur se a bëhet fjalë për ndonjë partner të ri apo të vjetër, e as për cilin model konkretisht.

Gjithashtu nuk bëhet e ditur se në çfarë afati kohor kjo sasi duhet të shpërndahet, vetëm se u tha se kjo do të fillojë menjëherë.

Pa këto dhe shume detaje tjera është e tepërt të arrihej në ndonjë përfundim, ndërsa nëse bëhet fjalë për ndonjë lëvizje marketingu, nuk duhet të kujtojmë se kjo mund të jetë një shpatë me dy tehe.

Sido që të jetë, kjo porosi është vështirë të mbahet sekret për një kohë të gjatë, kështu që detajet mund ti presim së shpejti. (PCWorld Albanian)

Blackberry-10

Lajmet e fundit>