Lajmet

BlackBerry sjell platformën e tij të komunikimit (BBM) tek iOS edhe Android

May 15 2013
0 Shpërndarje
BlackBerry sjell platformën e tij të komunikimit (BBM) tek iOS edhe Android

BlackBerry ka lajmëruar se do të sjellë platformën e tij të komunikimit BBM (BlackBerry Messanger) drejt iOS dhe Andriod. BBM do të vijë për pajisjet me sistemin operativ iOS 6 dhe për pajisjet që punojnë me Android 4.0 Ice Cream Sandwich dhe më lartë.

Aplikacioni do të jetë pa pagesë dhe gjithashtu do të lejojë komunikimin dhe dërgimin e mesazheve midis përdoruesve të platformave të ndryshme BlackBerry, iOS dhe Android.

BBM ka 60 milionë përdorues mujorë aktivë, por që kur ishte në majën e klasifikimeve bota e mesazheve ka ndryshuar shumë.

Ndërkohë që aplikacionet si iMessage apo Facebook Messenger kanë me më shumë se 100 milionë përdorues aktivë. Pastaj vjen dhe WhatsApp me më shumë se 10 miliardë mesazhe të dërguara në ditë.

BlackBerry pretendon se BBM është më shumë se thjesht si chat, ai përfshin grupe, aftësi për të dërguar dokumente apo të tjera gjëra. Për përdoruesit e platformës kjo mund të jetë një element shumë i rëndësishëm.

Propozimi i sjelljes së BBM tek iOS dhe Android kishte kutpim diku midis 2009 dhe 2010, por tani në 2013 BlacBerry ka një barrë të madhe, ku duhet ti bindë përdoruesit të ndryshojnë aplikacion.

Thorsten Heins, shefi ekzekutiv i BlackBerry, tha në deklaratë për shtyp se besonte se kishte një ndryshim të thellë midis BBM dhe konkurruesit të tij WhatsApp, dhe kjo është se WhatsApp është pa pagesë.

Një nga gjëra ku ndoshta BBM duhet të përmirësohet është PIN. Mbajtja mend dhe gjetja e numrave të përdoruesve të PIN mund të jetë pak e vështirë, ndërkohë WhatsApp dhe i Message kanë një avantazh në këtë pikë. (PCWorld Albanian)

blackberry bbm

Lajmet e fundit>